RISI ka bashkëpunuar ngushtë me Çelësin për t’a mbështetur në krijimin e ‘Profesioniti-t’ (www.profesionisti.al) për të ofruar shërbime ndërmjetësimi punësimi cilësore për të rinjtë me aftësi të ulëta dhe mesatare. ‘Profesionisti’ përbëhet nga një skuadër dinamike dhe energjike me katër punonjëse të reja. Ato janë të trajnuara në menaxhim, lidership dhe aspektin teknik, aftësi të nevojshme për një menaxhim sa më të sukseshëm të ‘Profesionisti-t’, i cili ka filluar punën në 1 nëntor 2014. Ndërkohë që grupi i punës ka zhvilluar një plan për të arritur synimet ambicioze, dhe një strategji marketingu për të arritur SME-të dhe punëkërkuesit. RISI po monitoron nga afër për të parë arritjet në kuadrin e qëndrueshmërisë së iniciativës dhe efektivitetit të shërbimeve të ofruara.

celesi1-371x270