RisiAlbania mbështet Shërbimin Kombëtar të Punësimit (SHKP) për zhvillimin e një platforme bashkëpunimi me biznesin dhe krijimin e një metodologjie për analiza rajonale të tregut të punës.

Përmes kësaj ndërhyrjeje Risi synon të mbështesë SHKP dhe zyrat rajonale të punës për të krijuar një platformë të vetme e cila do të pajiset me mjetet dhe instrumentat e duhur për të përmirësuar bashkëpunimin me punëdhënësit. Kjo do të ndihmojë SHKP-në ti përgjigjet më mirë nevojave të biznesit dhe të risë edhe numrin e vendeve të punës për punëkërkuesit.

Pjesë e rëndësishme e kësaj ndërhyrjeje shtë ehde krijimi i metodologjisë për analizat rajonale të tregut të punës. Ky është një mjet që I shoqëruar me trajnimet e duhura, do të pajisë të gjitha zyrat e punës me të gjitha burimet e duhura për të kuptuar më mirë tregun ku oprojnë dhe të marin masat e duhura për të plotësuar mangësitë.

SHPK shërben si urë lidhëse mes punëdhësit dhe punëkërkuesit, privatë dhe publikë. Forcimi i  mardhënieve me punëdhënësit, sidomos ata privatë është shumë I rëndësishëm për një proces ndërmjetësimi efektiv. Kërkesa nga ana e vetë SHPK-së për të pasur një metodologji të tillë është shprehje e interesit në rritje të këtij institucioni ndaj nevojave të punëkërkuesve.

SHPK është partner strategjik i RisiAlbania. Gjatë fazës së parë së projektit (2013-2017) projekti ofroi mbështetje për rritjen e performancës së të gjitha zyrave të punës, duke u përqëndruar tek procesi I ndërmjetësimit. Gjatë fazës aktuale (2017-2021), vihet theksi tek rritja e bashkëpunimit me biznesin.