Oferta për aftësi

Rritja e mundësive për punësimin e vajzave dhe djemve në Shqipëri adresohet nga RisiAlbania përmes ofruesve privatë të trajnimit, të cilët po synojnë të hartojnë kurse inovative dhe tërheqëse, që u mundësojnë të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara, të përmirësojnë aftësitë sipas kërkesave të tregut të punës.

RisiAlbania po bashkëpunon me ofruesit privatë të këtyre shërbimeve, duke sjellë në treg kurse trajnimi dhe metoda mësimdhënieje inovative si MOOCs, programet dhe platformat online në fushën e TIK, turizmit dhe agribiznesit, edhe në zonat rurale.

Vizitoni për më shumë publikimet tona.