Si ta shndërrojmë një program të suksesshëm radiofonik, të drejtuar nga gazetarë të suksesshëm në një pikë orientimi karriere për vajzat dhe djemtë e rinj në Shqipëri?!  A e dini se radio kombëtare Club FM, radio e 2-të më e madhe në vend ka ndërmarrë një rol të rëndësishëm për informimin e të rinjve drejt karrierës së tyre?!

Programi më i ri “Rruga drejt suksesit” që pas programeve “Ora e punës” së bashku me “Të reja punësimi”, sjellin informacione tërheqëse dhe të dobishme për brezat e rinj, duke i orientuar drejt karrierës.

Që prej muajit maj 2018 “Rruga drejt suksesit” transmetohet 2 herë në javë, për 20 minuta dhe ofron informacion tërheqës mbi orientimin e karrierës përmes humorit. Dy drejtuesit e emisionit Keli dhe Zhaku ne natyrën e tyre karizmatike, diskutojnë me të ftuarit në program, duke përçuar diskutime tërheqëse për të rinjtë.

“Ne jemi shumë të kënaqur qe jemi pjesë e këtij rrugëtimi dhe që kemi mundësinë të frymëzojmë të rinjtë për të marrë vendime të bazuara në informacione të sakta për karrierën e tyre” – thotë Enkel Demi, një nga drejtuesit e programit.

Në botën e sotme të komunikimit digjital, radio mbetet një kanal i rëndësishëm influence për shumë njerëz.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios dhe mos e humbisni programin ditën e martë dhe të enjte në orën 16:00!

Për më shumë rreth ndërhyrjes sonë lexoni KËTU