Më datë 18 shtator 2014, ora 10:00, BiznesAlbania -partner i projektit RisiAlbania,- do të organizojë në ambientet e viles 31 (te ish-blloku) një takim informues në lidhje me iniciativen “Marketingu si një mundesi rritje për agro-përpunuesit dhe ofruesit e shërbimeve të marketingut ”. Në këtë takim janë të ftuar kompani të sektorit të agro-përpunimit (qumështi, mishi, vaji i ulliri, fruta-perimet, bimë mjekësore etj), si dhe ofrues shërbimesh në fushën e marketingut.

Me anë të këtij aktiviteti synohet informimi dhe ndërgjegjesimi i biznesit të agro-përpunimit për rëndësinë dhe ofertën e marketingut në treg. Nga ana tjetër BiznesAlbania me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë nga RisiAlbania do të trajnojë ofrues të marketingut sesi ata të bashkëpunojnë më mirë me AP në fushën e marketingut duke ofruar shërbime për të cilat ka nevojë ky sektor.