Gjatë vitit 2014, RISI ka ofruar mbështetjen mbi partneritetin e Federatës së Rafting dhe Bashkisë Berat në ndërtimin e një qendre turistike ekologjike dhe sportive- Rezorti Aventura Shqiptare. Qendra do të pozicionohet në afërsi të Kanioneve të Osumit dhe do të ofrojë aktivitete sportive për turistët vendas e të huaj në bukuritë natyrore dhe destinacionet turistike në zonën e Beratit, Skraparit, Përmetit dhe Gjirokastrës. Do të jetë qendra e parë e këtij lloji në Shqipëri që do të ofrojë një produkt të ri turistik, i cili do të ndihmojë në zgjatjen e sezonalitetit turistik dhe rrisë punësimin e të ardhurat për ekonominë rurale. RISI do të mbështesë me një plan strategjik për qëndrën, dhe në vijim gjatë implementimit me ngritje kapacitetesh.

Gjithashtu, RISI ka identifikuar ndërhyrjen në zhvillimin e produkteve të reja turistike përmes krijimit dhe promovimit të suksesshëm të itinerareve të reja që përfshijnë sezone, zona dhe aktivitete të paeksploruara. Kjo do të arrihet përmes organizimit të një konkursi të përvitshëm i cili do të promovojë itineraret e reja më tërheqëse, si dhe mbështetjes gjatë implementimit të këtyre itinerareve nëpërmjet bashkëpunimit me bizneset turistike, operatorët turistikë, ofruesit e shërbimeve dhe institucioneve vendore e qëndrore në këtë sektor. RISI planifikon të nisë këtë iniciativë me rajonin e Shkodrës dhe Beratit.