Forumi Botëror i Turizmit në Lucernë është platforma kryesore interaktive në industrinë e turizmit, ku CEO-t, Ministra, përfaqësues nga akademia, financa, Start-Up, gjeneratat dhe talentet e rinj bëhen një komunitet i fortë në adresimin e sfidave të reja të industrisë së turizmit dhe formëzimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme. Pjesëmarrja në këtë forum është një mundësi e veçantë për të qenë në kontakt me ide dhe zgjidhje të reja.

Ky forum kërkon të identifikojë modele biznesi innovative nga mbare bota. Nëse ju i plotësoni kriteret e mëposhtme, aplikoni deri më 15 Mars 2017 për t’u kualifikuar si një nder finalistët për “Start-Up Innovation Camp 2017”:

  • Start-Up me te reja se 5 vjet
  • Start-Up që kanë një produkt ekzistues dhe kanë shitje të tij në treg
  • Start-Up që kanë ambicie dhe vizion ndërkombëtar ose që kanë ndikim në rajonin e tyre.
  • Start-Up që i përket njërës prej kategorive të mëposhtme (më shumë informacion rreth kategorive do të gjeni në këtë link http://innovation2017.wtflucerne.org/criteria):

                        Destinacion                         Mikpritje                         Impakt                         Transaksion

Aplikoni tani këtu: http://innovation2017.wtflucerne.org/application për “Start-Up Innovation Camp 2017”.

4 Start-Up më të mira të sejcilës kategori do të ftohen në “Start-Up Innovation Camp” në 3 Maj 2017 dhe në Forumin Nderkombëtar të Turizmit i cili do të zhvillohet në Lucernë më 4 – 5 Maj 2017.

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com