RisiAlbania është një projekt inovativ, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane, përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe që zbatohet nga Helvetas dhe Partnerët Shqipëri në bashëpunim me zyrën e Zëvendës Kryeministrit të Qeverisë Shqiptare. Projekti synon të ofrojë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, nga mosha 15-29 vjeç, në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, përmes ndërhyrjeve në këto shtylla kryesore:

Kërkesa për Punë

Rritje e kërkesës për vende të reja pune në sektorin privat; në turizëm, agribiznes dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit.

Oferta për Aftësi

Nxitje e ofertës së ofruesve privatë, programeve dhe metodologjive inovative që kërkohen nga biznesi në tre sektorët ku projekti stimulon kërkesën për punë.

Ndërmjetësim & Këshillim karriere

Përmirësim të shërbimeve të tregut të punës përmes këshillimit të karrierës dhe ndërmjetësimit.

Çështjet gjinore & Përfshirja sociale

Përfshirje e të rinjve, pjesë e grupeve të margjinalizuara në tregun e punës nëpërmjet ndërhyrjeve tona.

POSTIMET E FUNDIT

HISTORI SUKSESI