BiznesAlbania në bashkëpunim me RisiAlbania dhe Cooperazione Italiana allo Sviluppo organizuan një takim informues me temën “Cilat janë disa nga problematikat e sektorit të agro-përpunimit dhe cilat janë disa nga iniciativat e reja në marketing dhe financë.” BiznesAlbania, si një shoqatë biznesesh synoi që përmes këtij takimi të merrte informacion të drejtpërdrejtë nga bizneset në këtë sektor për problematikat që ata hasin në mënyrë që t’i mbështesë duke u ofuar një zgjidhje. Gjithashtu, përmes këtij takimi u synua të informohen agro-përpunuesit për rëndësinë e marketingut në biznes dhe për kontributin e RisiAlbania në këtë sektor.

Në event morën pjesë përfaqësues nga sektori i agro-përpunimit dhe ofrues të shërbimeve të marketingut. Në hapje të eventit, Z. Luan Bregasi, CEO i BiznesAlbania foli për situatën aktuale në sektorin e agro-përpunimit në Shqipëri. BiznesAlbania ofroi mbështetje për të lehtësuar vështirësitë e agro-përpunuesëve në fusha të ndryshme që ata përmendën gjatë takimit si mungesa e informacionit, informaliteti, mungesa e marketingut etj.

Edlira Muedini, Menaxherja e projektit RisiAlbania shpjegoi misionin e RisiAlbania dhe ndërhyrjen e projektit për të zhvilluar sektorin e agro-përpunimit duke u fokusuar në përmirësimin e tre fushave: marketingut, aksesit në financë dhe advokimit. Më tej u fokusua në iniciativën në marketing dukë dhënë informacion për trajnimin (19-20 Shtator 2014) për ofruesit e shërbimeve të marketingut dhe hapat që është duke ndërmarrë për të bashkëpunuar ngushtë me agro-përpunuesit për t’u ofruar konsulencë në marketing, duke qënë se është një nga problematikat kryesore që e pengon këtë sektor të rritet. Duke folur në emër të Cooperazione Italiana allo Sviluppo, Z. Kino Buxheli dha informacion për programet e financimit të ofruara nga qeveria Italiane dhe për kriteret që një biznes duhet të përmbushë që të përfitojë prej këtyre programeve. Vlen për t’u përmendur fakti që ky program mbështet konsulentët në fushën e agro-përpunimit.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e bizneseve agro-përpunuese plotësuan formularë të shpërndarë nga RisiAlbania ku shprehen interes për bashkëpunim në nismën e marketingut. Të gjithë pjesmarrësit shprehën interes për të bashkëpunuar me BiznesAlbania dhe RisiAlbania në këtë nismë.

rsz_img_0385rsz_img_0386rsz_1img_0356