Mbështetësit dhe partnerët zbatues

Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, SDC është agjencia përgjegjëse për bashkëpunimin ndërkombëtar, ndihmën humanitare, asistencën teknike dhe financiare për vendet në zhvillim dhe Evropën Lindore.

Prej 1997, Zvicra mbështet Shqipërinë në zhvillimin e një shoqërie demokratike, ekonomi konkuruese dhe mirëqënien e qytetarëve drejt integrimit në Evropë.

Helvetas është një organizatë e pavarur zvicerane për zhvillim që punon rreth 30 vende në Afrikë, Azi, Amerikën Latine dhe Evropën Lindore.

Në Shqipëri Helvetas promovon zhvillimin e tregut të punës për vajzat dhe djemtë e rinj dhe mirëqeverisjen në Shqipëri, duke përmirësuar shërbimet publike dhe duke institucionalizuar proceset demokratike.

Partnerët Shqipëri është një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile, lehtëson bashkëpunimin ndërsektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik.

Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Network, një partneritet i 22 organizatave të pavarura, që punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

Partnerët