Kontratë Bashkëpunimi mes RisiAlbania & Biznes Albania

Më 26 Maj 2014 projekti RisiAlbania nënshkroi një kontratë bashkëpunimi me BiznesAlbania. Objektivi i përgjithshëm i këtij bashkëpunimi është implementimi i suksesshëm i iniciativës “Risi për Marketingun” (RIMA), e cila synon angazhimin e firmave kryesore në sektorin e agro-përpunimit dhe të ofruesve të shërbimeve të marketingut për bizneset në gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme për të zhvilluar dhe siguruar shërbime adekuate marketingu brenda sektorit, dhe së fundmi për të cuar në krijimin e vendeve të reja pune në sektorin e agro-përpunimit në Shqipëri. Nga puna kërkimore në fushën e agro-përpunimit, Risi zbuloi se tregu midis Ofruesve të Shërbimit të Marketingut (OSHM) dhe Agro-Përpunuesve (AP) është shumë i limituar:…

READ MORE

Memorandum Bashkëpunimi mes RisiAlbania & SHKP

Në 13 Maj 2014, projekti RisiAlbania dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi. Qëllimi i këtij Memorandumi Bashkëpunimi ishte caktimi i kushteve dhe kritereve të bashkëpunimit midis RisiAlbania dhe SHKP, me synimin për të rritur bashkëpunimin e SHKP me bizneset. Organizimi i përbashkët i forumeve, me pjesmarrjen e përfaqësuesëve të Zyrave të Punës dhe bizneseve turistike në 6 rajone të vendit, shënon fillimin e bashkëpunimit midis RisiAlbania dhe SHKP. Forumet do të shërbejnë (i) për të informuar bizneset në fushën e turizmit mbi ofertën e Zyrës së Punës në lidhje me informacionin e punësimit dhe ndërmjetësimit, trajnimit dhe mënyrës sesi mund të përfitojnë prej programeve…

READ MORE

Kryerja me sukses e fazës fillestare

Projekti RisiAlbania, i financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Shqipëri – (Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC)) si dhe zbatuar nga konsortiumi i “Helvetas Swiss Intercooperation” dhe “Partners Albania”, shpall përfundimin e fazës sonë fillestare, e cila mbylli një periudhe intensive hulumtimesh në tregun e punës në Shqipëri. Projekti nisi më 1 mars 2013 me një fazë fillestare që zgjati prej 8 muajsh. Faza e dytë e zbatimit të projektit nis në muajin nëntor 2013 dhe do të zgjasë katër vjet.

READ MORE