Ngritja e themeleve për një bashkëpunim afatgjatë mes Zyrave të Karrierës të Bashkia Tiranë, dhe kantonit të Ticino, Zvicër!

Gjatë muajit Qershor, përfaqësues nga Zyra e Karrierës Bashkia Tiranë, sëbashku me staf kyç të projektit RisiAlbania vizituan dhe shkëmbyen me Zyrën e Karrierës të Kantonit të Ticino dhe Kantonit të Bern.

Kjo ishte vizita e dytë e stafit të Zyrës së Karrierës Tiranë në Ticino dhe ata patën mundësi të asistojnë në shërbime konsulencash individuale, të mësojnë më shumë për orientimin e nxënësve në sistemin para-universitar dhe gjithashtu të mësojnë më shumë mbi orientimin dhe ri-orientimin e të rriturve.

Gjatë kësaj kohe, delegacioni shqiptar pati mundësinë të mësojë më tepër mbi bashkëpunimin e Zyrave të Karrierë me aktorë të rëndësishëm në treg sic janë shkollat, zyrat e punës dhe institucioni për të mësuarin gjatë gjithë jetës (SUPSI).

Ky shkëmbim vjen në një moment të rëndësishëm, ndërsa Zyra e Karrierës Bashkia Tiranë ka nisur një bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për integrimin e moduleve mbi edukimin në karrierë nëpër shkolla dhe diversifikimin e shërbimeve të ofruara.