Zhvillimi i aftësive
Rritja e mundësive për punësimin e vajzave dhe djemve në Shqipëri adresohet nga RisiAlbania përmes ofruesve privatë të trajnimit, të cilët synojnë të hartojnë kurse inovative dhe tërheqëse që u mundësojnë të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara të përmirësojnë aftësitë sipas kërkesave të tregut të punës.
Projekti kontribuon në pasurimin e ofertës tematike të ofruesve jo publikë në tematika dhe kurrikula trajnimi që kërkohen dhe janë risi në tregun e punës, si për shembull siguria kibernetike, marketingu digjital dhe aftësitë e gjelbra. Një mbështetje e veçantë i jepet edhe zgjerimit të ofertës gjeografikisht në qytete të reja si Korça, Shkodra, Kruja dhe Saranda, duke e bërë atë më gjithëpërfshirëse.
Për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së ofruesve jo publikë, projekti mbështet Agjencinë Kombëtare për Arsim dhe Trajnim Profesional dhe Kualifikime në zhvillimin e modaliteteve të referencimit të ofruesve privatë të trajnimeve në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, e cila është e njëhsuar me atë Europiane.
Gjithashtu, projekti mbështet dialogun efektiv publik-privat në nivel kombëtar për zhvillimin e aftësive nga ofruesit publikë. Nëpërmjet Komiteteve Sektoriale të Aftësive në TIK dhe Turizëm, tashmë funksionale si rrjedhojë e mbështetjes së projektit, zëri i biznesit është i pranishëm në rishikimin e kualifikimeve ekzistuese dhe hartimin e atyre të reja.
Rezultate:
- 1,739 të rinj, nga të cilët 810 gra dhe 483 nga grupe të margjinalizuara, janë regjistruar në këto kurse.
- 1,255 të rinj, nga të cilët 615 gra dhe 279 nga grupe të margjinalizuara, kanë gjetur punë pas trajnimit në sektorët e Turizmit, TIK brenda gjashtë muajve nga përfundimi i trajnimit të tyre.
- 111 kurse të reja në Turizëm, TIK, ku 23 prej të cilëve fokusohen në aftësitë e gjelbra dhe digjitale.
- Komitetet e Sektorit të Aftësive (SSCs) në TIK është operacional dhe ka rishikuar 7 kualifikimet ekzistuese dhe janë zhvilluar 2 të reja.