Thirrje për Aplikime

Panairi i profesioneve



Bashkia Tiranë, Agjencia Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, organizojnë në data 10-11 Maj 2022, panairin e parë të profesioneve, në Tiranë.

Panairi i profesioneve ka për qëllim njohjen e të rinjve dhe të rejave me profesionet dhe botën e  punës dhe burimet e informacionit që lidhen me to. Në një format tërheqës dhe interaktiv, ky është panairi i parë që organizohet me qëllim nxitjen e dëshirës te të rinjtë për të hulumtuar larminë e profesioneve që në mosha të hershme.

Panairi i profesioneve përfshin rreth 40 profesione nga 4 sektorë:
 - Turizëm
 - Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit
 - Sektori i Ushqimit
 - Industri dhe Ndërtimtari

Për më shumë vizitoni Panairi i Profesioneve.