FruitLogistica Berlin 2025
Në kuadër të punës së Helvetas për të mbështetur zhvillimin e politikave dhe ndërhyrjeve për të zgjeruar eksportet dhe për të forcuar pozicionimin e Shqipërisë në tregjet e Bashkimit Europian, ishim së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pjesë e Panairit FruitLogistica, në Berlin nga data 5 deri më 7 Shkurt.
Si panairi më i madh tregtar për fruta dhe perime të freskëta në Evropë dhe më gjerë, Fruit Logistica ofron një mundësi unike për të mbledhur informacione nga tregu, për të nxitur partneritete dhe për të identifikuar strategji për të rritur konkurrueshmërinë e Shqipërisë në tregun e frutave dhe perimeve të BE-së.
Misioni ynë fokusohet në kuptimin e kërkesave të blerësve, trendeve të tregut dhe standardeve të certifikimit, ndërsa analizojmë strategjitë e konkurrentëve dhe eksplorojmë mundësitë për diversifikimin e produkteve. Duke u angazhuar me aktorët kryesorë dhe duke mbledhur njohuri të zbatueshme, ne po punojmë drejt rritjes së qëndrueshme të sektorit bujqësor të Shqipërisë.
RisiAlbania është një projekt për punësimin e të rinjve, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Helvetas dhe Partners Albania for Change and Development.