RisiAlbania dhe Rrjeti i Profesionistëve të Rinj kanë nisur një bashkëpunim të ri për të fuqizuar dhe përfshirë më shumë të rinj në tregun e punës në Shqipëri. Në kuadër të ndërhyrjes “Mundësi për Punë të Denjë”, profesionistët e rinj shqiptarë do të informohen mbi të drejtat që përfitojnë nga Kodit i Punës për një punësim të denjë. Ky bashkëpunim synon të adresojë çështje me rëndësi për zhvillimin profesional dhe ekonomik të të rinjve dhe të përfshijë perspektivat e tyre në ndërhyrjet e politikëbërjes për të ndërtuar vende pune të denjë.