Përfaqësues nga Shoqata Visit Gjirokastra, Shoqata Visit Saranda dhe kompania Albanian Trip morën pjesë në eventin B2B të Turizmit të Qëndrueshëm të organizuar nga Forumi i Qyteteve të Adriatikut dhe Jonit (FAIC), në Ankona, Itali në 16 shtator 2022. Pas pjesëmarrjes në New Deal Europe, në eventin B2B në datat 4-11 Prill 2022, ata vazhduan të përfaqësojnë dhe promovojnë Shqipërinë dhe rajonet e saj në eventet ndërkombëtare të turizmit. Partnerët e RisiAlbania patën mundësinë të takohen dhe shkëmbejnë me aktorë ndërkombëtarë, duke rritur njohuritë në turizmin e qëndrueshëm dhe duke krijuar lidhje të reja biznesi.