Nga data 8 deri në 10 shtator, RisiAlbania mbështeti organizimin e eventit Innovation Fest, të organizuar nga Innovation Nest. Innovation Nest është një Rrjet Ballkanik i Engjëjve të Biznesit me bazë në Shqipëri që synon të mbështesë, investojë, inkubojë dhe ndihmojë në zhvillimin e ideve të teknologjive të reja për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Innovation FEST është një aktivitet që nxit rrjetëzimin, shkëmbimin e njohurive dhe inkurajon bashkëpunimin për të arritur sukses në një botë që ndryshon me shpejtësi të nxitur nga inovacioni. Veprimtaria iu kushtua krijimit të rrjetëzimeve që do t’i promovojnë bizneset shqiptare në skenën globale, duke bashkuar sipërmarrësit e parë, titanët e industrisë dhe vizionarë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bisedimeve frymëzuese dhe diskutimeve tërheqëse, u eksploruan urat për bashkëpunim dhe partneritet, për të hapur mundësitë në mbarë botën për sipërmarrjet shqiptare.

Dita e parë e eventit iu dedikua bisedimeve frymëzuese dhe diskutimeve angazhuese me sipërmarrës të rinj, titanë të industrisë dhe vizionarë nga e gjithë bota. Temat përfshinin potencialin e Tiranës, të ardhmen e startup-eve, opsionet për investitorët engjëj dhe kapitalin e sipërmarrjes, botën digjitale dhe croëdsourcing, dhe si të siguroni investime nga BE.

Dita e dytë e aktivitetit iu kushtua panairit digjital ku ekspozuesit promovuan produktet apo shërbimet e tyre inovative dhe rrjetin me klientët dhe partnerët e mundshëm. Temat përfshinin se si të shfrytëzohet AI, bashkëpunimi rajonal përmes tregtisë elektronike, zgjerimi ndërkufitar dhe histori suksesi nga Ballkani. Nëpërmjet këtij eventi dhe fuqisë së rrjetëzimit, ne synojmë të kontribuojmë në punësimin e të rinjve përmes inovacionit.