Në konferencën “Tregu i Punës, një biznes i ri i Medias” të organizuar nga RisiAlbania në 2 Korrik 2014, morën pjesë përfaqësues nga media dhe biznese të ndryshme për të diskutuar dhe ndarë ide mbi rolin dhe potencialin e medias në përcjelljen e Informacionit mbi Tregun e Punës tek të rinjtë dhe prindërit e tyre. Një nismë e tillë do të këtë një impakt tepër të madh në vendimet e rinisë shqiptare në lidhje me zgjedhjen e edukimit dhe karrierës.

RisiAlbania synon të mbështesë median në realizimin e produkteve atraktive mediatike që fokusohen në Edukimin e të Rinjve, Orientimin e Karrierës dhe Mundësitë e Punësimit duke krijuar një model biznesi fitimprurës. Edlira Muedini, Menaxherja e projektit RisiAlbania e vendosi theksin tek përfitmi i medias, si një element bazë që do të sigurojë vazhdimësinë e shpërndarjes së Informacionit mbi Tregun e Punës te të rinjtë dhe prindërit e tyre. Kjo mund të arrihet përmes partneritetit të fortë me sponsora të interesuar dhe reklamues që targetojnë audiencën e re.

Prezantimi nga gazetari dhe konsulenti i medias, Z. Nazim Rashidi, mbi rolin e medias në shpërndarjen e Informacionit të Tregut të Punës, vuri në dukje oportunitetet dhe potencialin e medias në lidhje me këtë rol. Duke u bazuar në një studim të realizuar nga RisiAlbania në periudhën Mars-Prill 2014, audiencës iu dha informacion mbi nevojat dhe interesat e të rinjve e të rejave për Informacionin e Tregut të Punës, situatën e medias kombëtare në këtë aspekt dhe interesin e sponsorave potencial.

I ftuari special, Prof. Werner D’Inka, editori i Frankfurter Allgemeiner Zeitung (një prej gazetave më të mëdha në Gjermani) prezantoi eksperiencën e kësaj media prestigjoze me shembuj konkretë. Rekomandimet e tij përfaqësojnë një kontribut të vlefshëm për median shqiptare, duke demonstruar sesi mund të konvertohet Informacioni i Tregut të Punës në një model të suksesshëm biznesi.

Z. Alexandar Dinev, përfaqësues i MPM Macedonia solli gjithashtu një eskperiencë interesante nga rajoni për mënyrën sesi media është kthyer në një burim reference për njerëzit që kërkojnë informacion mbi tregun e punës, duke siguruar në këtë mënyrë përfitime të konsiderueshme.

Seksioni i fundit i konferencës u shndërrua në një forum produktiv si rrjedhojë e diskutimeve energjike midis pjesmarrësve dhe interesit të tyre për të eksploruar mundësitë e përcjelljes së Informacionit të Tregut të Punës.

Në fund të konferencës, RisiAlbania paraqiti “Thirrjen për aplikime” drejtuar organizatave mediatike dhe kompanive të produksionit mediatik për të zhvilluar dhe shpërndarë produkte mediatike atraktive që fokusohen në Edukimin e të Rinjve, Orientimin në Karrierë dhe Mundësitë e Punësimit. “Thirrjen për aplikime” mund t’a gjeni në website-in tonë:

https://risialbania.al/wp-content/uploads/2013/12/Call-for-proposals-for-Media-RisiAlbania-04072014.pdf

Mbulimi që pati kjo konferencë në media reflekton rëndësinë e kësaj teme në shoqërinë shqiptare. RisiAlbania është e bindur se do t’i stimulojë kompanitë mediatike që të eksplorojnë këtë mundësi të re.

Konferenca në lajme:

Top Channel: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=280654&ref=fp

Shqiptarja.com: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/projekti-risi-albania-nj—–8203-mund-si-p-r-pun-simin-e-t–rinjve-223841.html