RisiAlbania po bashkëpunon me Fakultetin e Shkencave Sociale për të prmirësuar programin e studimit rreth orientimit të karrierës, si institucioni i vetëm arsimor që përgatit këshilluesit e karrierës. Drejtori i projektit Stefan Joss dhe dekani i këtij fakulteti nënshkruan më 19 korrik 2018 memorandumin e mirëkuptimit mbi programin master.

“Në sajë të bashkëpunimit me RisiAlbania Fakulteti i Shkencave Sociale po hedh themelet e përgatitjes së këshilluesve të ardhshëm të karrierës. Falë këtij bashkëpunimi fakulteti do të jetë në gjendje të ofrojë një program cilësor mbi këshillimin e karrierës, pjesë e misionit tonë për zhvillimin shkencor, ekonomik dhe social të vendit”, tha Nada Kallçiu, pedagoge pranë këtij fakulteti.

Këshillimi i karrierës luan një rol të rol të jashtëzakonshëm në rrugetimin drejt suksesit për të rinjtë. Risi ka mbështetur fakultetin për të vlerësuar nevojat për përmirësimin e këtij programi dhe ka mundësuar bashkëpunimin me universitetin e Lausanne në Zvicër. Vizita e parë e shkëmbimit të eksperiencave do të realizohet në fillim të nëntorit.