Gjatë një udhëtimi prej një dekade, projekti RisiAlbania ka vënë theksin në përkushtimin e tij të pandërprerë për të fuqizuar të rinjtë shqiptarë me aftësitë dhe udhëzimin e nevojshëm për të përparuar në rrugëtimin profesional, si dhe për të promovuar standardet dhe certifikimet globale të nevojshme për të bërë Shqipërinë konkurruese në tregun global. Dhe udhëtimi vazhdon!

Ky rast u shënua me një ceremoni që ofroi një mundësi për të reflektuar mbi arritjet në 10 vitet e fundit dhe për të vlerësuar mësimet e marra gjatë sfidave me të cilat projekti RisiAlbania është përballur. Një ngjarje e tillë gjithashtu shërbeu si një platformë për të njohur dhe vlerësuar bashkëpunimin me shumë partnerë dhe palë të interesuara që kanë luajtur një rol kyç në suksesin e projektit, dhe gjithashtu për të përmirësuar ndërveprimin dhe eksplorimin e mundësive të tjera për bashkëpunim përmes rrjetëzimit. Kjo ofroi një rast të çmuar për pjesëmarrësit për të krijuar lidhje të rëndësishme, shkëmbyer ide dhe vendosur themelet për projekte të ardhshme, duke forcuar lidhjet që kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta dhe rritjen reciproke.

RisiAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe zbatuar nga Helvetas dhe Partners Albania. Prandaj, kemi qenë të nderuar që ceremonia e 10-vjetorit është e mbajtur me të ftuar të nderuar, si Ambasadorja Zvicerane në Shqipëri, Shkëlqesia e Saj Znj. Ruth Huber; Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Olta Manjani; dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Znj. Zana Cela.