Shoqata Shqiptare e Tregtisë elektronike (AECA) u krijua për të kryer disa funksione: rritjen e kapaciteteve të kompanive shqiptare për shitje online, promovimin e e-commerce në tregun vendas, përfaqësimin e interesave dhe lobimin për bizneset që operojnë në fushën e e-commerce në Shqipëri.

AECA menaxhohet nga sipërmarrës të rinj dhe është bërë e njohur në mesin e bizneseve të tregtisë elektronike me më shumë se 40 anëtarë. Shoqata filloi të promovojë shërbimet e saj për anëtarët duke filluar nga eventi i lançimit. RisiAlbania po mbështet Shoqatën e re Shqiptare të E-Commerce si një model biznesi për të rritur qëndrueshmërinë.