Promovimi i kultivimit me kontratë të Bimëve Medicinale dhe Aromatike, nxitja e investimeve dhe një ambjent mundësues janë elementët e rëndësishëm për zhvillimin e sektorit. Aktualisht, Bashkia Kolonjë, partner i RisiAlbania, ka ndërmarrë nismën për të promovuar Kolonjen si një destinacion për tërheqjen e investimeve në sektorin e Bimeve Medicinale dhe Aromatike(BMA). Investimet në këtë sektor  gjenerojnë të ardhura më të mira dhe mundësi punësimi apo vet-punësimi për të rinjtë. Në realizimin e hapave për nxitjen e investimeve, Bashkia Kolonjë është duke u asistuar nga Organizata Njerez dhe Ide.

Një ekip i  ngritur pranë Bashkisë Kolonje  së bashku me perfaqësues nga fermerët e zonës, me mbështetjen e Keshillit Bashkiak kanë filluar takimet me eksportuesit kryesore në vend të Bimeve Medicinale dhe Aromatike të cilët janë të interesuar të investojnë në Kolonjë dhe bashkepunojnë me fermerët për kultivimin me kontratë të Bimeve Medicinale dhe Aromatike.

Në daten 04 Shtator takimi filloi pranë kompanisë Mediterranean Export – Imports Albania (MEIA) në Malësinë e Madhe e cila prodhon vajra esenciale dhe ka kontrata me rreth 500 fermerë për kultivimin e BMA-ve. Kompania MEIA është një ndër kompanitë kryesore në rajon për eksportin e vajrave esencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikes e më gjerë. Gjatë takimit, perfaqësuesit nga Kolonja u njohën me mundesië që kanë fermerët për të lidhur kontrata për kultvimin e bimeve medicinale dhe aromatike. Nga ana tjeter kompania MEIA u njoh me potencialet që ka zona e Kolonjës për kultivmin organik te BMA-ve falë përbërjes së tokes, kushteve klimaterike dhe gjeografike të saj, mungeses së industriveë mund të ndotin mjedisin dhe mungesa e bujqësisë intensive.

Në vijim të takimit të parë, përfaqësuesit nga Kolonja zhvilluan takimin e rradhës pranë kompanisë Biobes me qendër në Lushnje. Kompania Biobes është një eksportues i cili po rrit ndjeshem eksportet në tregje me vlerë të lartë si Zvicer, Austri,France Gjermani etj   falë modelit të ri qe ka ngritur për rritjen e cilesise dhe garantimit të furnizimit të qëndrueshëm me BM të certifikuara organike. Biobes synon të investojë sa më afër fermerëve dhe të rrisë bashkëpunimin nëpërmjet kontratave për kultivimin e bimëve të certifikuara organike.

  1. Koçi, administrator i Biobes u shpreh ‘Kjo iniciative e Bashkisë Kolonjë për të ofruar incentiva për kultivimin e BMA-ve, partneriteti që ofron Bashkia Kolonjë si një model i ri në Shqipëri na inkurajon të jemi sa më afër fermerëve duke  investuar  drejt nxitjes së kultivmit më kontratë”.

Vizita vijoi pranë Bashkisë Tepelenë me qëllim shkëmbimin e eksperiencave nga secila bashki për sektorin e BMA-ve. Bashkia Tepelenë u njoh për hapat që po ndërmerr Bashkia Kolonjë për nxitjen e kultivimeve. Gjatë vizitës, u prezantuar dhe cluster-i BMA-ve në zonën e Teplenës. Ky cluster është një platformë komunikimi inovative midis aktorëve lokalë të BMA-ve ku bën pjesë dhe Bashkia Tepelenë. Kjo platformë i mundëson Bashkisë Tepelenë të ndërrmarrë vendime më të mirë informuara për nxitjen e këtij sektori.

Së shpejti Bashkia Kolonje do të prezantojë paketen e investimeve në sektorin e Bimeve Medicinale dhe Aromatike pranë eksportuesve dhe investitorëve potencialë.