Jemi shumë të lumtur të njoftojmë hapjen e Albergo Diffuso të parë në Shqipëri, e mbajtur në qytetin e bukur të Krujës. Kjo ngjarje e rëndësishme bashkoi të ftuar të nderuar si:

Shkëlqesia e Saj Znj. Ruth Huber – Ambasadorja Zvicerane në Shqipëri

Znj. Vilma Bello – Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit

Prof. Giancarlo Dall’Ara – Presidenti i Albergo Diffuso International

Ilir Loci – Kryetari i Bashkisë së Krujës

Kjo ngjarje historike shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të turizmit të qëndrueshëm, rivitalizimit ekonomik të zonave të braktisura historike duke ruajtur trashëgiminë kulturore në Shqipëri. Koncepti i Albergo Diffuso, që ka origjinë në Itali, ka arritur për herë të parë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit në përgjithësi, duke renditur Shqipërinë të 5-ën në mesin e vendeve evropiane dhe të 8-tën në nivel global në zbatimin e këtij modeli inovativ, i mbështetur nga RisiAlbania, një projekt i SDC, i zbatuar nga Helvetas, si dhe Ministria e Kulturës përmes “Bonusit të Rilindjes”.

Albergo Diffuso, që do të thotë “hotel i shpërndarë,” ofron një qasje unike dhe inovative ndaj mikpritjes. Duke rikonceptuar ndërtesat ekzistuese të braktisura, ai i jep jetë të re qyteteve dhe fshatrave historike, duke ofruar për vizitorët një përvojë autentike. Hapja e Albergo Diffuso të parë në Shqipëri thekson rëndësinë e bashkëpunimit midis aktorëve lokalë, komuniteteve, Albergo Diffuso International dhe qeverisë shqiptare. Kjo përpjekje e bashkuar premton një të ardhme të ndritur për turizmin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm në rajon, duke arritur tregje me vlerë të lartë, ndërsa njëkohësisht ruhet trashëgimia kulturore, fuqizohen komunitetet dhe vizitorët mund të kenë në një përvojë autentike dhe të paharrueshme.