Që prej dy vitesh tashmë, RisiAlbania bashkëpunon me Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës, Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin Luarasi për të zhvilluar shërbimet e tyre të karrierës dhe për të prodhuar një model, i cili të mund të replikohet lehtësisht nga universitetet e tjerë.

Në këtë situatë të paprecedentë të distancimit fizik, shkaktuar nga COVID-19, sistemi arsimor si dhe sektorët e tjerë u prek gjerësisht. Sidoqoftë, viti akademik 2019-2020 gjeti universitetet tanë partnerë me një shërbim të ri dhe të përmirësuar në karrierë. Me mbështetjen e RisiAlbania, çdo personel përkatës është i çertifikuar përmes standardit ndërkombëtar Global Career Development Facilitator dhe ka pasur një rol proaktiv në zhvillimin e karrierës së studentëve të tyre. Ndërsa ekzistojnë ende shumë sfida, kjo pandemi ka gjetur qendrat e karrierës dhe stafin e tyre të mirëpajisur për t’u përshtatur në këtë situatë të vështirë.

Pavarësisht distancës fizike, zyrat e karrierës së këtyre universiteteve kanë organizuar me sukses webinaret mujore të karrierës, me pjesëmarrjen e 50 deri në 100 studentëve. Qëllimi i këtyre serive të webinarëve është të mbështesë studentët të zhvillojnë portofolet e tyre të karrierës dhe të përgatiten më mirë për kalimin në tregun e punës. Studentët kanë shfaqur interes të madh për temat, përmes bashkëveprimit me këshilluesëve të karrierës dhe përmes ndjekjes online të sesioneve. Në shumicën e rasteve, studentëve u ishte dhënë mundësia të reflektojnë mbi njohuritë e fituara dhe ta zbatojnë atë në përgatitjen dhe përditësimin e CV-ve dhe letrave të motivimit. Këshilluesit e karrierës kanë ndjekur më tej duke rishikuar dhe siguruar konsulenca individuale kur është e nevojshme.

Gjatë kësaj kohe, një tjetër mjet i rëndësishëm u vu në dispozicion të studentëve dhe stafit të karrierës. Manuali i Karrierës për studentët është një mjet eksploruese për përdorim të pavarur nga të rinjtë e nivelit universitar, bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe të rrënjosura fort në secilin kontekst universitar. Puna që kishte filluar tashmë në fillim të vitit, me mbështetjen e RisiAlbania, u kurorëzua gjatë muajve të distancimin fizik. Manuali u prezantua në internet për studentët dhe është në dispozicion të tyre për tu shkarkuar falas.

Dixhitalizimi po ndikon në të gjithë sektorët dhe do të vijojë të mbetet kështu. Prandaj, kjo përvojë e krijuar është e rëndësishme për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve të karrierës. Shërbimet e efektshme në karrierë kërkojnë burime, kapacitete dhe infrastrukturë të përshtatshme. Pasja e mbështetjes së drejtuesëve të universiteteve për të mundësuar këto burime është thelbësore, prandaj ne përshëndesim angazhimin e partnerëve tanë dhe ftojmë më shumë universitete që të ndjekin këtë model.