Më 23 shtator 2022 u zhvillua Konferenca e titulluar “Transformimi Dixhital: Ku Teknologjia takohet me Financën”. Konferenca mblodhi së bashku komunitetin e gjerë të financave dixhitale: ofruesit e shërbimeve, përdoruesit, bizneset tradicionale, bankat, këshilltarët, akademikët, studiuesit dhe përfaqësuesit e qeverisë nga Shqipëria dhe rajoni. Konferenca ndihmoi në krijimin e një vendi unik takimi që u mundësoi pjesëmarrësve të takohen dhe të shkëmbejnë njohuri dhe të diskutojnë problemet e ekosistemit si dhe të promovojnë përfitimet e pagesave dixhitale dhe të stimulojnë kopjimin e mëtejshëm nga kompani të tjera dhe gjithashtu rritjen e përdorimit të pagesave dixhitale.

Ky event u organizua nga EasyPay, një kompani lider Fintech-u dhe e mbështet nga RisiAlbania.