Me zhvillimin e ekonomisë globale sot, çdo vend konkurron për të tërhequr investitorë të huaj për ti bërë sektorët e ekonomisë së vendeve të tyre më tërheqës dhe inovativ, për të krijuar vende të reja pune për qytetarët e tyre. Po si mundet një vend të tërheqë investitorë në një kohë kur ka kaq shumë alternativa zgjedhjeje? Përgjigjja është e thjeshtë: ndërtoni propozimin e vlerës së veçantë!

Rritja e aftësive të AIDA – Albanian Investment Development Agency dhe organizatave të biznesit për të hartuar propozime të vlerës së veçantë ishte qëllimi i workshopit “Si të përgatisim një propozim të vlerës së veçantë” të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit me mbështetjen e projektit RisiAlbania.

Pjesëmarrësit mësuan hapat për të krijuar një propozim të vlerës së veçantë përmes hapave konkretë dhe rasteve studimore. Shembulli i industrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, TIK, solli vlerat dhe veçantitë e këtij sektori në krahasim me vendet e rajonit.

Aktiviteti ishte ishte shumë interesant, i dobishëm dhe një mundësi për kompanitë, shoqatat e biznesit dhe institucionet qeverisëse që promovojnë thithjen e investimeve të huaja për të punuar së bashku në hartimin e propozimit të vlerës së veçantë për sektorë të ndryshëm.