Në Ditën Kombëtare të Rinisë, udhëtimi ynë na çoi në Berat për një eksperiencë unike dhe fuqizuese! Rrjeti i Profesionistëve të Rinj dhe RisiAlbania organizoi “Mundësitë dhe Zhvillimin për Fuqizimin e Rinisë”. Ky event dinamik krijoi një hapësirë për të rinjtë që të angazhoheshin aktivisht në diskutime mbi politikat lokale për rininë me Kryetarin e Bashkisë së Beratit. Gjithashtu u ofroi atyre mundësinë për të reflektuar mbi zhvillimin e qytetit dhe për të eksploruar rrugët për përfshirjen e tyre aktive.

Një aspekt kryesor i ditës ishte përfshirja e profesionistëve të rinj nga fusha të ndryshme. Ata ndanë udhëtimet e tyre profesionale, duke nënvizuar rëndësinë e rrjetëzimit, aktivizmit dhe mundësive të ndryshme që presin mendjet e reja.

Një falenderim shkon për të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët që luajtën një rol vendimtar në formësimin e kësaj dite. Kjo ngjarje jo vetëm që bashkoi mendjet e të rinjve, por shërbeu edhe si një platformë për dialog kuptimplotë, reflektim dhe shkëmbim idesh për fuqizimin dhe zhvillimin e liderëve tanë të ardhshëm.

Rrjeti i Profesionistëve të Rinj ka krijuar gjithashtu një platformë informative në internet për të drejtat e punës, duke synuar fuqizimin e të rinjve me informacion lehtësisht të kuptueshëm mbi kodin e punës. Klikoni këtu për më shumë https://ypn.al/platforma/