Jemi ende të entuziazmuar nga eventi emocionuese Youth Talks 2: Back to the Future që u mbajt më 7 dhjetor 2023. Falënderimet tona të përzemërta shkojnë për folësit e jashtëzakonshëm dhe pjesëmarrësit entuziastë që kontribuan për ta bërë këtë ngjarje një suksem.

Zbulimi i pasionit dhe njohurive: Youth Talks 2.0 Back to the Future ishte më shumë se një aktivitet ishte një mbledhje joformale që bashkoi mendjet e të rinjve me një pasion të përbashkët për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Nga këndvështrimet dinamike të Elda Dedjës, Kein Katroshit, Adrian Hysenit, Ermanda Musollarit, Florian Hisos dhe Gerind Tershana-s, pjesëmarrësit patën mundësinë të thelloheshin në vendimet e tyre të karrierës – një kombinim midis pasionit dhe zgjedhjeve të mirëinformuara.

Eksplorimi i Horizonteve të TIK-ut: Eventi shërbeu si një platformë për profesionistët e rinj që të ndajnë udhëtimet e tyre në fusha të ndryshme të TIK-ut, duke përfshirë zhvillimin e uebit, shkencën e të dhënave, sigurinë kibernetike, apo përdorimin e TIK në fushën e artit. Diskutimet shërbyen si një eksplorim kolektiv, duke lidhur të rinjtë e të rejat, të cilët jo vetëm ndajnë një vizion, por edhe një fillim karriere të suksesshëm si profesionistë të rinj.

Për ata që nuk ia dolën dot ose duan të rijetojnë momentet frymëzuese, ndiqni kanalin RisiAlbania në YouTube me përmbledhjet dhe reflektimet kryesore. Së bashku, le ta mbajmë të gjallë bisedën dhe të hapim rrugën drejt një të ardhmeje ku pasioni dhe njohuria bashkohen në vendime karriere të mirëinformuara.