Si pjesë e vizionit për promovimin dhe zhvillimin e standardeve të turizmit të qëndrueshëm në tregun shqiptar, aktorët të sektorit privat dhe publik bashkëpunuan për të promovuar standardet e turizmit të qëndrueshëm dhe treguan progresin që Shqipëria ka bërë në këtë fushë në panairin e tregtisë ITB23.

Në përputhje me këtë vizion, Risi ka mbështetur panelin e diskutimit me titullin “Turizmi i Qëndrueshëm me Standarde!” gjatë ITB23. Pjesë e këtij paneli ishin Ministria i Turizmit, Znj. Mirela Kumbaro; Urs Wagenseil, Ekspert i Turizmit të Qëndrueshëm nga Universiteti i Arteve dhe Shkencave të Zbatuara të Lucernit; Elvis Kotherja, operator turistik i Elite Travel; dhe Elton Caushi, operator turistik i Albanian Trip. Kontributi dhe ekspertiza e tyre ndihmuan për të bërë të ditur rëndësinë e standardeve te turizmit të qëndrueshëm në industrinë turistike shqiptare, përparimin e bërë deri më tani dhe rrugën e ardhshme për zhvillimin e tyre më tej.