Industria e ullirit dhe vajit të ullirit në Shqipëri doli në qendër të vëmendjes në konferencën “Ulliri dhe kjo e Vajit në Shqipëri”, mbajtur në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “Agrotech Expo 2023” në Tiranë, me mbështetjen e RisiAlbania. Veprimtaria theksoi potencialin e Shqipërisë për t’u bërë një lojtar konkurrues në prodhimin dhe eksportin e vajit të ullirit në tregjet ndërkombëtare, në varësi të konsolidimit të markës së saj. Vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti, eksportet arritën një vlerë marramendëse prej 25 milionë eurosh, duke shfaqur një rritje vjetore gati shtatë herë më të lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Me një traditë të pasur në kultivimin e ullirit dhe prodhimin e vajit, vëmendja dhe investimet e reja në këtë sektor po e bëjnë gjithnjë e më të realizueshme zgjerimin në tregje të reja. Kjo ishte pika kryesore e konferencës së mbajtur në Expo City, me titull “Ulliri dhe kjo e Vajit të Ullirit në Shqipëri”, ku diskutimet u përqëndruan në arritjet e fundit të eksportit, sfidat, zgjidhjet dhe objektivat parësore që palët e interesuara kanë vendosur për këtë produkt jetik. Mbështetja e RisiAlbania për sektorin e vajit të ullirit buron nga vëllimet e larta të prodhimit dhe nevoja për të hyrë në tregje me vlerë të lartë.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, mbështetja është shtrirë përmes bashkëpunimit me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, AREB, QTTB-s, KASH, FED Invest, Tenius LAB, Shoqatën e Vajit të Ullirit dhe eksportuesit e vajit të ullirit. Përpjekjet bashkëpunuese nënvizojnë përkushtimin për ngritjen e industrisë shqiptare të ullirit dhe vajit të ullirit, duke kapitalizuar në trashëgiminë e saj të pasur dhe duke i hapur rrugën rritjes së qëndrueshme si në tregjet vendase ashtu edhe në ato ndërkombëtare.