Keni menduar ndonjëherë çfarë janë aftësitë e gjelbra dhe pse kanë rëndësi?

Gjatë Workshop-it rajonal të Helvetas të realizuar në datat 4 dhe 5 tetor 2022 u diskutuan prirjet që po ndikojnë në formësimin e tregut të punës në ditët e sotme. Disa prej tyre përfshijnë automatizimin, polarizimin e punës, shfaqjen e punëve të reja të paekzistuara më parë, segmentimin e dijeve si dhe ndryshimin e modeleve të punësimit.

Frymëzuese ishte të dëgjoje nga Ummuhan Bardak dhe Romain Boitard nga Fondacioni Europian për Trajnime (ETF) mbi nevojat e aftësive dhe kryesisht atyre të gjelbra në tregun e punës. Gjithashtu pjesëmarrëse online ishte dhe Akustina Morni, Këshilltare e Lartë e Organizatës Ndërkombëtare për Punjonjësit (IOE) në Zvicër, e cila ndau me pjesëmarrësit kërkesën e lartë për aftësi të gjelbra në shumë sektorë duke përshirë: korporatat, energjinë dhe minierat, administratën publike dhe ndërtimin.

Po ashtu dhe Konferenca “Aftësitë e së ardhmes dhe të nxënit gjatë gjithë jetës” në datën 15 dhjetor 2022, solli panoramën mbi ndryshimet në tregun e punës, nevojën për ngritje/rikaulifikim si dhe përqafimin e ekonomisë së gjelbër. Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndërvepronin në grupe të ndryshme duke diskutuar tema të ndryshme si: qasjet e ngritjes/kualifikimit, tranzicionin e gjelbër, përfshirjen e sektorit privat dhe sigurimin e cilësisë në AFP.

Si pjesë e aftësive të së ardhmes Komiteti Teknik Sektorial prezantoi analizën e nevojave të tregut në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit përgjatë takimit të III-të dhe të IV-tërt. Nga ana tjetër u diskutua edhe nevoja mbi kualifikime të reja si dhe rishikimi i kualifikimeve eksiztuese.

Bota e punës po transformohet, e po ashtu duhet të transformohen dhe përpjekjet tona!