Në datën 7 dhjetor 2022 u zhvillua Aktiviteti: “Youth Talks”.

Ky aktivitet bëri bashkë të rinjtë nga grupmosha të ndryshme dhe nga fusha të ndryshme të jetës. Ata u përfshinë jo vetëm si spektatorë, por edhe si folës e pjesëmarrës aktivë. 5 nga të rinjtë treguan historitë e tyre mjaft frymëzuese duke na përcjelle mesazhe të forta dhe duke na lënë të kuptojnë se shumë gjëra mund të bëhen të mundura nëse ne e mbështesim njëri-tjetrin, dhe nëse vazhdojmë me vendosshmëri drejt rrugës që ne kemi zgjedhur të ndërmarrim.

Ky aktivitet u organizua nga Zyra e Këshillimit të Karrierës, Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me RisiAlbania!