Në datat 8-12 nëntor 2022 në Shqipëri u organizua “Java e turizmit të qëndrueshëm”.

Gjatë datave 8 dhe 9 nëntor 2022 u ofruan për herë të parë në Shqipëri trajnime me standarte ndërkombëtare në turizmin e qëndrueshëm. Aktorët e turizmit në Shqipëri treguan një interes mjaft të lartë dhe pjesëmarrja ishte nga rradhët e sektorit privat (hotelet, tur operatorët, organizatorët e destinacioneve) si dhe sektorit publik (Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, universitetet dhe ekspertët e turizmit). Nga pjesëmarrësit këto trajnime u konisderuan si një hap i rëndësishëm drejt turizmit të qëndrueshëm dhe pikënisje për aktivitete të tjera në këtë sektor. Ekspertët e trajnuar do të kenë mundësinë të ofrojnë shërbime në tregun lokal dhe të promovojnë më tej standartet.

Në kuadër të kësaj jave u realizua në datën 10 nëntor 2022, Konferenca me titull: “Shqipëria, rruga jonë drejt turizmit të qëndrueshëm”. Në fokus të konferencës ishte qëndrueshmëria në sektorin e turizmit. Pjesëmarrësit nga sektori privat dhe publik treguan një interes mjaft të lartë dhe theksuan dhe njëherë se Shqipëria duhet të fokusohet konkretisht në turizmin e qëndrushëm. Përvojat ndërkombëtare treguan se turizmi i qëndrueshëm është e ardhmja e turizmit dhe shumë vende dhe biznese po adaptojnë standardet dhe kriteret e qëndrueshmërisë. Një turizëm i suksesshëm është një turizëm i qëndrueshëm në shërbim të turistit, biznesit dhe ekonomisë së përbashkët!

Java e turizmit të qëndrueshëm u organizua nga RisiAlbania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Këshillin Global të Turizmit të Qëndrueshëm, GSTC dhe sektorin privat.