Në vijim të forcimit të kapaciteteve të stafeve të Zyrave të Karrierës të universiteteve, në datat e 13-17 nëntorit 2022, stafi i zyrave të karrierës nga 4 universitete shqiptare, Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, zhvilluan një vizitë studimore në Poloni ku vizituan zyrat e karrierës të universiteteve polake, Warsaw University of Technology, University of Warsaw, SGH Warsaw School of Economics dhe College of Europe në Natolin.

Gjatë kësaj vizite të dy palët shkëmbyen eksperiencat më të mira për fuqizimin e mëtejshëm të rolit të zyrave të karrierës. Kjo vizitë shërbeu edhe si një pikënisje bashkëpunimi midis zyrave të karrierës shqiptare dhe atyre polake.