Diaspora shqiptare e njohur edhe si Mërgata Shqiptare përbëhet nga shqiptarë etnikë apo pasardhësit e tyre që jetojnë jashtë vendit të tyre të origjinës; në Zvicër jetojnë rreth 250’000 persona, çka e rendit gjuhën shqipe në vendin e 5-të ndër gjuhët më të folura në Zvicër. Risi punon me sipërmarrës individuale që jetojnë ose vijnë prej diasporës, në vend që të fokusohet tek grupet e organizuara të diasporës. Këta janë persona që janë kthyer në atdhe pas disa viteve punë e qëndrimi jashtë, ose persona që kanë lindur jashtë vendit dhe tashmë janë rikthyer dhe kanë çelur një biznes. Disa të tjerë ende jetojnë jashtë vendit kanë sipërmarrjet e tyre aty, por në mënyrë të vazhdueshme investojnë në kompanitë në Shqipëri.

Çfarë e bën këtë formë bashkëpunimi kaq të veçantë? Është pikpamja e këtyre personave dhe njohja e dy vendeve, dy lloje mentalitetesh apo njohja e dy ekonomive nga afër. Si sipërmarrës ata ofrojnë zgjidhje dhe në të njëjtën kohë si punëdhënës priren të krijojnë vende pune cilësore dhe i kushtojnë rëndësi aspekteve të cilësisë përmes trajnimit jo-formal. Duke treguar kujdes për vendet e punës që ofrojnë prespektivë për zhvillimin personal dhe atë të organizatës e për rrjedhojë rritje.

Risi ka në 3 sektorët, një ose disa partnerë që vijnë nga diaspora dhe falë eksperiencave pozitive po kontribuon në informimin dhe promovimin në agribiznes (AIDA/IFC), krijon dhe ndjek marrëveshjet bilaterale në turizëm (binjakëzime) dhe TIK. Risi punon të shtojë numrin e këtyre bashkëpunimeve qoftë në Shqipëri, Zvicër apo kudo tjetër në botë.

Ndaj ftojmë çdo sipërmarrës ose investitor që e njeh Shqipërinë dhe një kulturë tjetër të na kontaktojë dhe të ndajë me ne eksperiencën ndërkulturore të një vendi tjetër dhe ta përdori për te zhvilluar një biznes në Shqipëri. Të ndash këto njohuri do të thotë ti zhvillosh ato. Është një nga burimet e pakta që zhvillohet kur ne e ndajmë atë me të tjerët.

Nga fjala e Stefan Joss, drejtor i projektit, RisiAlbania gjatë panelit për agriturizmin në edicionin e 2-të samitit të diasporës në Expocity,

Tiranë, 1 mars 2019