Ngritja e Kapaciteteve trajnuese të Trajnerëve nga Elite Academy

Elite Academy, ofrues líder i trajnimeve dhe zhvillimit profesional, së fundi përfundoi sesionin gjithëpërfshirës të Trajnimit të Trajnerëve (ToT) të përshtatur për trajnerët e kompanive. Ky program transformues, i ndjekur nga një grup prej 14 anëtarësh, pati si qëllim pajisjen e pjesëmarrësve me aftësi dhe njohuri të zgjeruara aftësitë e tyre trajnusese. Gjatë katër ditëve intensive, nga data 15 deri në datën 18 Mars, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione gjithëpërfshirëse. Trajnimi mbuloi një gamë të larmishme temash thelbësore për lehtësimin efektiv të trajnimit. Objektivat kryesore përfshinin të kuptuarit e parimeve të mësimit të të rriturve, zhvillimin e teknikave mësimore të përshtatura për stile të ndryshme të të mësuarit…

READ MORE

Forcimi i Shërbimeve të Karrierës në Bashkitë Elbasan, Lushnje dhe Berat: Progam i dedikuar coaching

Në përpjekje për të nxitur fillimin e shërbimeve të karrierës si e mirë publike e konsoliduar në bashkitë e Elbasanit, Lushnjës dhe Beratit, stafi i Zyrës së Karrierës në Bashkinë Tiranë ka organizuar një seri sesionesh coaching me homologët e tyre. Në harkun kohor prej pesë ditësh, stafi i orientimit në karrierë iu nënshtrua një programi trainimi nga kolegët e tyre në Zyrën e Karrierës në Bashkinë e Tiranës, duke u fokusuar në aspekte të ndryshme të orientimit në karrierë të përshtatura për mjediset bashkiake. Objektivi kryesor i këtij programi ishte pajisja e stafit të këshillimit të karrierës me aftësitë, strategjitë dhe njohuritë e nevojshme për të ndihmuar…

READ MORE

Krijohet Udhërfyesi i Parë Kombëtar për Bimët Medicinale dhe Aromatike

Universiteti Bujqësor i Tiranës hedh një hap të rëndësishëm drejt inovacionit dhe transferimit të  teknologjisë e njohurive në bujqësi në sektorin e bimëve medicinale dhe aromatike në Shqipëri. Për herë të parë në vendin tonë, UBT po ndërton  një “Udhërrëfyes Kombëtar për Bimët Medicinale dhe Aromatike (BMA) në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përfaqësues të sektorit privat dhe aktorë të tjerë të zinxhirit të vlerës. Udhërrëfyesi do t’i shërbejë sektorit privat me njohuri praktike mbi prodhimin, kostot, standardet, teknologjinë, përpunimin dhe tregjet e BMA-ve. Kjo nismë mbështetet nga RisiAlbania. Kjo iniciativë mori frymëzim nga një vizitë studimore…

READ MORE

Shqipëria njeh ligjërisht modelin e Alberghi Diffusi

Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm drejt turizmit të qëndrueshëm me miratimin e fundit të legjislacionit që njeh strukturat akomoduese Alberghi Diffusi. Kjo njohje jo vetëm që forcon angazhimin e Shqipërisë ndaj inovacionit në turizëm, por gjithashtu hap dyert për përvoja unike dhe autentike për turistët. Së fundmi, lista prestigjioze e National Geographic e hoteleve që duhen vizituar për vitin 2024 liston Alberghi Diffuso Kruja, duke forcuar më tej pozicionin e Shqipërisë si një destinacion global për udhëtarët që kërkojnë përvoja autentike dhe pasuruese. Çfarë janë Alberghi Diffusi? Alberghi Diffusi, që fjalë për fjalë do të thotë “hotele të shpërndara”, janë një formë akomodimi që përfshin transformimin…

READ MORE

Cyber Drill: Business Cybersecurity Hackathon

Bashkëpunimi ndërmjet Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, Bordit Shqiptar të Tregtisë, Shoqatës Shqiptare për Tregtinë Elektronike, së bashku me mbështetjen e RisiAlbania dhe Helvetas, kulmoi së fundi në një sesion trajnimi të rëndësishëm që trajtonte çështjet urgjente që rrjedhin nga mungesa e sigurisë kibernetike në strukturat e biznesit dhe strategjitë thelbësore për t’u mbrojtur kundër këtyre kërcënimeve digjitale. Gjatë fjalës së tij si i ftuar në këtë aktivitet, z. Artan Gjergji, Sekretar i Përgjithshëm i AECA, nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme të sigurisë kibernetike në të gjithë spektrin ekonomik, duke përfshirë si sektorin publik ashtu edhe atë privat, me theks të veçantë tek bizneset e vogla…

READ MORE

Promovimi i Praktikave të Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri: Konferenca e Turizmit të Qëndrueshëm

Shqipëria ishte një destinacion kryesor për prurjet turistike në 2023 me 10 milionë vizitorë, një rritje me më shumë se 56% rritje krahasuar me 2019. Tani sektori duhet të fokusohet te qëndrueshmëria. Turizmi i Qëndrueshëm është e ardhmja dhe kjo kërkon ekspertë vendas, standardizim dhe ndërgjegjësim. RisiAlbania dhe aktorë të fushës diskutuan këto pikaë në një Konferencë të posaçme për Turizmin e Qëndrueshëm, në Panairin vjetor “Tourism & Travel Show Albania”, më 31 janar 2024. Ky aktivitet hodhi dritë mbi rolin kryesor të turizmit të qëndrueshëm, veçanërisht në kontekstin shqiptar, duke theksuar potencialin e tij për rritjen ekonomike, punësimin e të rinjve, ruajtjen e kulturës dhe të mjedisit.…

READ MORE

Standardizimi për Punësimin e të Rinjve: Rëndësia e Mbrojtjes së të Dhënave dhe Akreditimit me ISO 27701 në Shqipëri

Shqipëria bën një hap më tej drejt forcimit të infrastrukturës së saj të sigurisë së informacionit me rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e certifikimit ISO 27701, duke bërë bashkëtë gjithë aktorët përkatës. I organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, i mbështetur nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe i zbatuar nga Helvetas Albania, takimi i sotëm hodhi një hap të rëndësishëm në fushën e sigurisë së informacionit në Shqipëri. Aplikimi i skemave të reja, duke përfshirë ISO/IEC 27701, ISO 27017 dhe ISO 27018, nënvizon angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj standardeve dhe certifikimeve globale. ISO 27701 është një standard i privatësisë së…

READ MORE