RisiAlbania partneritet me bashkitë për të hapur qendrat e karrierës drejt punësimit të të rinjve

RisiAlbania, projekt i dedikuar punësimit dhe zhvillimit të karrierës së të rinjve e të rejave, së fundmi ka forcuar angazhimin e saj për të nxitur rritjen profesionale të rinisë në Shqipëri. Projekti nënshkroi zyrtarisht një Memorandum Bashkëpunimi me Bashkitë e Beratit dhe Lushnjës, duke reflektuar një vizion të përbashkët për ofrimin e shërbimeve thelbësore të këshillimit të karrierës për të rinjtë e bashkive. Frymëzuar nga suksesi i Zyrës së Karrierës në Bashkinë e Tiranës, si Berati ashtu edhe Lushnja synojnë të krijojnë qendra të dedikuara për karrierë. Këto qendra do të shërbejnë si pika qendrore për udhëzime gjithëpërfshirëse në karrierë, duke bashkëpunuar ngushtë me palët kryesore të interesuara…

READ MORE

RisiAlbania mbështet Agrobiznesin me programin e Agrosipërmarrjes

Që nga viti 2018, RisiAlbania i është përkushtuar lehtësimit të aksesit në tregje me vlerë të lartë duke promovuar certifikimin e produkteve, duke mbështetur ekosistemin dhe modelet inovative si çertifikimi i grupit GlobalG.A.P. Duke ofruar shërbime të integruara, duke përfshirë këshilla agronomike dhe sisteme të menaxhimit të cilësisë, eksportuesit e frutave dhe perimeve mundën të ofronin mbështetje të vlefshme për fermerët e tyre. Kjo qasje proaktive çoi në një ndryshim të rëndësishëm në sjellje midis eksportuesve, që morën certifikimin GlobalG.A.P dhe veçanërisht në grup, të cilët u integruan me sukses në tregje me vlerë të lartë Modeli i agrosipërmarrjes, i cili është një program për ngritjen e kapaciteteve…

READ MORE

Mbështetja e eksportit të vajit të ullirit nëpërmjet përmirësimit të cilësisë

RisiAlbania mbështeti sektorin e vajit të ullirit duke pasur parasysh situatën e sasive të larta të prodhimit të vajit të ullirit dhe nevojën për të hyrë në tregje me vlerë të lartë. Mbështetja gjatë kësaj periudhe është ofruar nëpërmjet bashkëpunimit me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, AREB-të, QTTB-s, KASH, FED Invest, Tenius LAB, Shoqata e vajit të ullirit dhe eksportuesit e vajit të ullirit si më poshtë. Aktivitetet e kryera përfshinë mbështetje me trajnime për rritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit për praktikat e mira në prodhimin dhe ruajtjen e cilësisë së vajit të ullirit. Janë organizuar 22 sesione trajnimi në gjashtë rajonet kryesore të Shqipërisë për një…

READ MORE

Shqipëria ndërmerr hapa inovativë: Alberghi Diffusi një strukturë akomodimi turistike e njohur ligjërisht

Shqipëria është gati të njohë zyrtarisht modelin inovativ të biznesit Alberghi Diffusi si një lloj akomodimi ligjor brenda projektligjit të turizmit. RisiAlbania dhe Albergho Diffuso Balkans kanë luajtur një rol kryesor në këtë zhvillim historik, duke punuar në mënyrë aktive për të sjellë inovacion në qytetet e vogla në Shqipëri, për të rigjallëruar komunitetin, si edhe për të krijuar dhe mbajtur vende pune për të rinjtë. Jemi të lumtur të shohim se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) po krijon ndryshime që do të përqafojnë dhe rregullojnë këtë qasje unike ndaj mikpritjes. Alberghi Diffusi, një koncept që ka fituar mirënjohje globalisht, përfshin transformimin e ndërtesave të shpërndara, shpesh…

READ MORE

Innovation Fest: Mbështetja e Zhvillimit të Teknologjive të Reja për Punësimin e të Rinjve

Nga data 8 deri në 10 shtator, RisiAlbania mbështeti organizimin e eventit Innovation Fest, të organizuar nga Innovation Nest. Innovation Nest është një Rrjet Ballkanik i Engjëjve të Biznesit me bazë në Shqipëri që synon të mbështesë, investojë, inkubojë dhe ndihmojë në zhvillimin e ideve të teknologjive të reja për vendet e Ballkanit Perëndimor. Innovation FEST është një aktivitet që nxit rrjetëzimin, shkëmbimin e njohurive dhe inkurajon bashkëpunimin për të arritur sukses në një botë që ndryshon me shpejtësi të nxitur nga inovacioni. Veprimtaria iu kushtua krijimit të rrjetëzimeve që do t’i promovojnë bizneset shqiptare në skenën globale, duke bashkuar sipërmarrësit e parë, titanët e industrisë dhe vizionarë…

READ MORE

Rivitalizimi i Trashëgimisë Kulturore: Albergo Diffuso i Parë në Shqipëri Hapet në Krujë!

Jemi shumë të lumtur të njoftojmë hapjen e Albergo Diffuso të parë në Shqipëri, e mbajtur në qytetin e bukur të Krujës. Kjo ngjarje e rëndësishme bashkoi të ftuar të nderuar si: Shkëlqesia e Saj Znj. Ruth Huber – Ambasadorja Zvicerane në Shqipëri Znj. Vilma Bello – Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit Prof. Giancarlo Dall’Ara – Presidenti i Albergo Diffuso International Ilir Loci – Kryetari i Bashkisë së Krujës Kjo ngjarje historike shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të turizmit të qëndrueshëm, rivitalizimit ekonomik të zonave të braktisura historike duke ruajtur trashëgiminë kulturore në Shqipëri. Koncepti i Albergo Diffuso, që ka origjinë në Itali, ka arritur për…

READ MORE

Arritja e Tregjeve me Vlerë të Lartë: Një Nismë e Re Mbështet Eksportuesit e Vajit të Ullirit Shqiptar!

  Një nismë është nisur me qëllim të fuqizimit të eksportit të vajit të ullirit. Kjo nismë do të zbatohet nga KASH në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Qendrat e Transferimit të Teknologjisë Bujqësore, Shoqatën Shqiptare të Vajit të Ullirit, FED Invest, dhe me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga Helvetas dhe Partners Albania. Objektivi është të përmirësohet eksporti i vajit të ullirit përmes mbështetjes së ofruar në këtë sektor, si vijon: Identifikimi i prodhuesve të vajit të ullirit për shitje, duke u bazuar në kriteret e sasisë dhe cilësisë. Ndërtimi i kapaciteteve dhe ngritja…

READ MORE