Një Dekadë Përforcimi e Rinisë Shqiptare: RisiAlbania Feston 10 Vite Impakt!

Gjatë një udhëtimi prej një dekade, projekti RisiAlbania ka vënë theksin në përkushtimin e tij të pandërprerë për të fuqizuar të rinjtë shqiptarë me aftësitë dhe udhëzimin e nevojshëm për të përparuar në rrugëtimin profesional, si dhe për të promovuar standardet dhe certifikimet globale të nevojshme për të bërë Shqipërinë konkurruese në tregun global. Dhe udhëtimi vazhdon! Ky rast u shënua me një ceremoni që ofroi një mundësi për të reflektuar mbi arritjet në 10 vitet e fundit dhe për të vlerësuar mësimet e marra gjatë sfidave me të cilat projekti RisiAlbania është përballur. Një ngjarje e tillë gjithashtu shërbeu si një platformë për të njohur dhe vlerësuar…

READ MORE

Panairi “Ditët e Bujqësisë 2023”: Mundësimi i një Tregu Pune Efikas për të Rinjtë!

Një konferencë e mbështetur nga RisiAlbania, një projekt i zbatuar nga Helvetas dhe Partners Albania, u mbajt në Panairin “Ditët e Bujqësisë” në Lushnjë, i organizuar nga Icerberg Exhibitions. Konferenca përfshinte dy panele me temat “Standardet Ndërkombëtare të Cilësisë për Fruta dhe Perime” dhe “Teknologjitë Inovative në Agrobiznes,” me pjesëmarrjen e ekspertëve të Grupit Teknik Kombëtar Shqiptar për GlobalG.A.P. Panelët theksuan rëndësinë e përmbushjes së standardeve ndërkombëtare të cilësisë dhe ato sociale, si GlobalG.A.P, Grasp, local.g.a.p, FSSC 22000 dhe të tjera, për të përmirësuar konkurrencën e frutave dhe perimeve shqiptare në tregun global. Ekspertët gjithashtu diskutuan potencialin e teknologjisë për të revolucionarizuar industrinë e agrobiznesit, duke nënvizuar studime…

READ MORE

Transformimi Dixhital dhe Këshillimi i Karrierës: Ambasadorja Zvicerane Viziton Kompaninë IT dhe Zyrën e Këshillimit të Karrieres në Tiranë!

Ambasadorja Zvicerane, Shkëlqesia e Saj Ruth Huber, e shoqëruar nga përfaqësues të RisiAlbania, gjatë muajit Prill zhvilluan një vizitë në IKONS, një kompani IT, dhe Zyrën e Këshillimit të Karrierës të Bashkisë së Tiranës. Qëllimi i vizitës ishte të shqyrtojë potencialin e transformimit dixhital dhe të diskutojë rëndësinë e ri-trajnimit të fuqisë punëtore. Diskutimet gjithashtu u përqendruan në shërbimet që mund të lehtësojnë në procesin e zgjedhjeve të karrierës për të rinjtë. Vizita theksoi rëndësinë e rritjes të pranimit të përparimeve dixhitale në peisazhin ekonomik të Shqipërisë. Diskutimet theksuan nevojën për të adaptuar bizneset dhe organizatat ndaj ndryshimeve teknologjike për të mbetur konkurruese në tregun global. Duke përdorur…

READ MORE

Fuqizimi i të Rinjve në Rrugëtimet Profesionale: Universitetet Shqiptare Diskutojnë Dixhitalizimin e Shërbimeve për Këshillimin e Karrierës!

Përfaqësues nga Zyrat e Karrierës së Universitetit të Tiranës, Universitetit Politeknik të Tiranës, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit zhvilluan në Prill një takim konsultativ. Fokusi kryesor i takimit ishte diskutimi për zhvillimin e një sistemi të dixhitalizuar për menaxhimin e proceseve të këshillimit të karrierës. Pjesëmarrësit diskutuan gjatë për standardizimin dhe kompjuterizimin e procedurave, duke shqyrtuar potencialin e zgjidhjeve teknologjike për të fuqizuar menaxhimin e zyrave të karrierës. Gjithashtu, në takim u vlerësuan arritjet e këshilluesëve të karrierës nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, të cilët morën certifikata trajnimi në këshillimin, zhvillimin dhe orientimin e karrierës. Ky takim shënoi një…

READ MORE

Tech Park Tirana: RisiAlbania dhe Albanian Investment Corporation bashkëpunojnë për Inovacion dhe Rritje!

RisiAlbania dhe Albanian Investment Corporation kanë nënshkruar zyrtarisht një Memorandum Marrëveshjeje, duke përcaktuar kushtet e bashkëpunimit të tyre për të përgatitur një studim paraprak për Tech Park Tirana. Ky partneritet është një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, pasi synon tërheqjen e investimeve dhe talentit ndërkombëtar, duke promovuar krijimin e vendeve të reja të punëve, inovacionin dhe rritjen në rajon. Bashkëpunimi midis RisiAlbania dhe Albanian Investment Corporation tregon përkushtimin e të dy organizatave për të nxitur rritjen ekonomike në Shqipëri. Duke kryer një studim paraprak për Tech Park Tirana, ata synojnë të vlerësojnë gjithëpërfshirjen e projektit dhe të sigurohen që ai përputhet me standardet globale të…

READ MORE

Promovimi i Punëve, Aftësive dhe Mikpritjes: Përmbledhja e Pikave Kyçe nga Diskutimi i Panelit (FESTA)!

Forumi “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri” (FESTA), i organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO), ishte një ngjarje e rëndësishme në promovimin e praktikave të turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Forumi përfshiu disa panele që u fokusuan në aspekte të ndryshme të industrisë së turizmit, dhe një nga panelet që mori interes të madh ishte paneli “Punë, Aftësi dhe Mikpritje”. Në këtë panel, Helvetas solli ekspertizën e saj përmes projektit RisiAlbania me kontributet e Urs Wagenseil, një ekspert i Këshillit Global të Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC), Roland Plaushi, Themeluesi i Ecotour Albania, dhe…

READ MORE

ITB Berlin 2023: Diskutim ne Panel Rreth Standardeve të Turizmit të Qëndrueshëm në Industrinë Turistike Shqiptare

Si pjesë e vizionit për promovimin dhe zhvillimin e standardeve të turizmit të qëndrueshëm në tregun shqiptar, aktorët të sektorit privat dhe publik bashkëpunuan për të promovuar standardet e turizmit të qëndrueshëm dhe treguan progresin që Shqipëria ka bërë në këtë fushë në panairin e tregtisë ITB23. Në përputhje me këtë vizion, Risi ka mbështetur panelin e diskutimit me titullin “Turizmi i Qëndrueshëm me Standarde!” gjatë ITB23. Pjesë e këtij paneli ishin Ministria i Turizmit, Znj. Mirela Kumbaro; Urs Wagenseil, Ekspert i Turizmit të Qëndrueshëm nga Universiteti i Arteve dhe Shkencave të Zbatuara të Lucernit; Elvis Kotherja, operator turistik i Elite Travel; dhe Elton Caushi, operator turistik i…

READ MORE

Zvicra dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për projektin mbi tregun e punës për të rinjtë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj së bashku me Ambasadoren zvicerane Ruth Huber nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e fazës së tretë të projektit RisiAlbania – për një treg pune funksional për rininë. Ministrja Ibrahimaj theksoi se në fokus të politikave janë projektet dhe programet që synojnë të sjellin rritjen e punësimit. Marrëveshja formalizon dhe lehtëson bashkëpunimin midis disa institucioneve dhe autoriteteve të Shqipërisë ku rolin qendror e ka Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për të përmirësuar këshillimin dhe mirëinformimin e të rinjve mbi karrierën, rritjen e aftësive që kërkon tregu, si dhe mbështetje që bizneset të mund të jenë më konkurrues dhe të qëndrueshëm. Përmes një granti…

READ MORE

Nisja e Programit Pilot për Edukimin e Karrierës në Sistemin Arsimor Parauniversitar

Pas marrëveshjes institucionale midis Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit për prezantimin e shërbimit të Këshillimit të Karrierës në sistemin parauniversitar, e nënshkruar në fillim të vitit 2022, RisiAlbania ka mbështetur Qendrën e Këshillimit të Karrierës së Tiranës në avancimin e këtij procesi. Përveç përgatitjes së materialeve mbështetëse, deri në fund të vitit 2022, janë trajnuar 105 mësues, drejtorë shkollash, psikologë dhe punonjës socialë për mënyrën se si të japin materialet mbështetëse në klasë. Nga janari, dorëzimi i materialeve mbështetëse për këshillimin e karrierës ka filluar në 7 shkolla të zgjedhura (3 shkolla të mesme – deri në klasën e 9-të, dhe 4 shkolla të larta –…

READ MORE